Është një molekulë e prodhuar në laborator, ende e patestuar te njeriu

Nga biologjia sintetike ‘një armë’ kundër superbaktereve. Është molekula cresomicina, dhe është projektuar në laborator, pasi ka karakteristika kimike që është e pamundur të përftohen me mjetet e deritanishme.  Në testet e para në laborator mbi kaviet, ka rezultuar efikase kunder baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, si stafilokoku aureus dhe Pseudomonas Aaeruginosa.

Natyrisht ende nuk dihet nëse do të ketë të njëjtin efekt dhe siguri edhe tek njeriu, por testet do vijojnë. Aktualisht janë disa baktere patogjene që antiboitikët nuk arrijnë t’i luftojnë më, dhe vrasin rreth një million persona në vit.

Puna kërkimore është koordinuar nga Universiteti Harvard, me mbështetjen e Institutit të Shëndetit Publik, Fondacioni i Shkencave Kombëtare Amerikane dhe Universiteti i Bostonit, dhe është publikuar e shpjeguar më gjerësisht në revistën “Science”.

Klan News