Tasi i cili i përket “Dinastisë Ming” mendohet se arrin një vlerë deri në 500 mijë dollarë

Një tas i vogël i blerë për vetëm 35 dollarë në një treg në shtetin amerikan të Connecticut ka rezultuar të jetë një artefakt i rrallë kinez i shekullit të 15-të.

Tasi i bardhë prej porcelani u pikas nga një person i panjohur pranë Neë Haven vitin e kaluar dhe kërkoi një vlerësim të ekspertëve. Ekspertët u kthyen me një lajm të mirë, duke zbuluar se tasi mendohet të jetë me vlerë midis 300,000 dhe 500,000 dollarë.

Në fakt, besohet të jetë një nga vetëm shtatë tasat e tillë që ekzistojnë dhe shumica e të tjerëve gjenden në muze. Tasi do të dali në ankand  në Nju Jork në 17 Mars nga shtëpia e ankandeve Sotheby, e cila përshkruan gjetjen si të jashtëzakonshme dhe të rrallë.

Stili i pikturës, forma e tasit e Dinanstisë Ming, madje edhe ngjyra e kaltër është mjaft karakteristike për atë periudhë porcelani të hershme, në fillim të Shekullit të 15-të.

Tasi me diametër 16 cm përmban piktura me lule blu kobalt dhe një dizajn të ndërlikuar rreth buzës. Sipas ekspertëve të artefakteve të gjitha karakteristikat dhe shenjat dalluese e identifikojnë atë si një produkt të periudhës së hershme Ming.

Se si saktësisht tasi u shit në Connecticut mbetet një mister. Disa kanë sugjeruar që mund të jetë përcjellë nëpër breza të së njëjtës familje.

Klan News