ShkoderNjë 26  – vjecar mbeti i vdekur pas një sulmi me armë mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Viktima është Indrit Halili, ndërsa autor i krimit është 26 – vjeçari, Denis Arrila nga lagjia Dobraç, cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po kthehej në shtëpinë e tij në lagjen “Mëhalla e Re”.

Sipas saj, konflikti ka nisur fillimisht gjatë një loje futbolli, ndërsa më pas autori i ka zënë pritë 26 – vjeçarit pak metra larg shtëpisë.

Vrasja eshte kryer ne nje zone ku mungon ndriçimi dhe levizjet në orarin e mbrëmjes janë fare të pakta.

Indrit Halili ka shërbyer si shofer i ish-kryetarit të Komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja.

Sipas policisë viktima ka qenë i arrestuar më parë për “ kundërshtim të urdhërit të policisë”.

Tv Klan