Vlora bëhet qarku i parë në Shqipëri që nuk ka asnjë rast aktiv me Covid. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu, me anë të një postimi në mediat sociale.

Ministrja shkruan se ky është një lajm i mirë, pasi në këtë qark turistët mund të jenë më të qetë.

Lajm i mirë. Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me Covid-19“, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se dhe Verën e shkuar Vlora ka qenë një ndër qarqet më pak të prekura nga Covid, ku numrat e personave pozitivitë qëndronin gjithmonë të ulët./tvklan.al