Zbulohet data e hedhjes në treg të “Play Station 5”

Zbulohet data e hedhjes në treg të “Play Station 5”

15:24 09/10/2019

Sony ka njoftuar se “Play Station 5” do të dalë në treg në fund të vitit të ardhshëm. Ai do të vijë me risi të reja dhe me një kontrollues të ri që përdor një teknologji më të avancuar në dridhje.

Njëkohësisht përditësimi ka të bëjë edhe me një teknologji të re për të përmirësuar efektet e ndriçimit.

Jim Ryan, presidenti  i “Sony Interactive Entertainment”, u shpreh se qëllimi kryesor është që të bëhet e mundur që lojërat të duken më realiste.

Përplasja në një mur me një makinë garash krijon një ndjesi ndryshe, krahasuar me të realizuarit e një pengese në fushën e futbollit”, tregon Ryan.

Për mometin nuk ka ndonjë foto të tastierës së re apo lojërat e përfshira, por detaje të reja do të jepen në muajt e ardhshëm. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT