Partia Demokratike ka caktuar datën për protestën e radhës të opozitës së bashkuar. Sipas burimeve të ABC News nga selia blu, protesta do të mbahet të shtunën më datë 8 Qershor.

Ajo do të jetë protesta e 8-të kombëtare e opozitës. Në demonstratën e sotme, Lulzim Basha tha se duke filluar nga protesta e ardhshme, do të flasë sovrani dhe se sot ishte dita e fundit që ai vetë i drejtohej qeverisë me argumentet e arsyes.

Gjatë protestës së sotme nuk munguan as incidentet. Flakadanë e kapsolla të shumta u hodhën drejt uniformave blu, kurse policia u përgjigj me gaz lotësjellës e ujë për të shpërndarë turmën. /tvklan.al