Këngëtari latin, Maluma është padyshim mjaft i suksesshëm, me produksione muzikore që shndërrohen në hite dhe dëgjohen në gjithë botën.

Maluma në website-in e tij zyrtar ka bërë të ditur datat e koncerteve të tij në gjithë botën. Midis vendeve që ai ka zgjedhur për të performuar është edhe vendi ynë. Në 14 Mars, që përkon edhe me festën e Ditës së Verës, ai do organizojë një koncert edhe në Tiranë.

Padyshim që fansat e Malumës do të gëzohen nga ky lajm sepse do kenë mundësi të shohin nga afër artistin, por edhe të dëgjojnë hitet e tij muzikore./tvklan.al