Nga 11 Shtatori premierë ekskluzive në Tv Klan

Më shumë aksion, dramë, sukses. Dy familje në rivalitet të përjetshëm. Seriali i rekordeve në audiencë vjen me sezonin e katërt premierë ekskluzive vetëm në Tv Klan!

Episodet e reja të serialit “Çukur” do të nisin transmetimin në sezonin e ri televiziv duke filluar nga data 11 Shtator 2021.

Çdo të shtunë dhe të diel ora 20:05 do të ndiqni premierë episodet e reja të sezonit të katërt të “Çukur”.

Pjesë e këtij sezoni të ri është edhe aktori i njohur Baris Arduç (i njohur për rolin e tij në serialin “Kuzgun”) i cili i shtohet kastit të aktorëve.

Episodet e reja të “Çukur”, ashtu si dhe sezonet e kaluara do të mbajnë mbërthyer shikuesit para ekranit. /tvklan.al