Burimet: Ata janë vetëm miq

Ditët e fundit,këngëtarja, Dua Lipa ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi përflitet se ka nisur një lidhje me komedianin Trevor Noah.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe prezantuesi i “The Daily Show” u panë duke u puthur dhe përqafuar pasi darkuan bashkë në një restorant në New York.

Pas darkës ato u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin me puthje e përqafime. Kështu, në rrjet u aludua për një romancë mes tyre.

Mirëpo, pavarësisht fotografive virale, duket se lajmet e romancës nuk janë të vërteta. “Ata janë vetëm miq”, ka thënë së fundmi një burim i afërt me dyshen.

Kujtojmë që Dua ka pak kohë që i ka dhënë fund romancës me Anwar Hadid ndërsa Noah u nda me të dashurën e tij, aktoren Minka Kelly në maj të këtij viti.

Klan News