Kjo që shihni në foto është Brikena Frakulli, 40 vjeç ,e arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e një grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas hetimeve të kryera përgjatë një muaji nga Prokuroria dhe Policia, rezulton se Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.

Më pas në drejtimin e saj, kjo sasi ndahej në doza të vogla siç duket dhe në pamje dhe shpërndahej nga anëtarë të grupit kriminal në disa zona të Tiranës, si Ali Demi, ish-Blloku, por jo vetëm.

Në operacionin e finalizuar dy ditë më parë, ku u arrestuan edhe 3 bashkëpunëtorë të Brikena Frakullit, u gjetën 6 kilogramë drogë, kokainë dhe heroinë, si dhe u sekuestruan mbi 35 mijë Euro dhe sasi të tjera monetare që dyshohet se ishin produkt i shpërndarjes së lëndës narkotike.

Brikena Frakulli ishte e njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ajo ishte arrestuar bashkë me dy persona të tjerë për të njëjtin aktivitet, shpërndarjen e heroinës në Tiranë.

 Tv Klan