Në Australi është zbuluar një gjarpër i frikshëm me 3 sy. Gjarpri mutant ka syrin e tretë në majë të kokës dhe u gjet në muajin Mars në një autostradë pranë qytetit Humpty Doo. Bëhet fjalë për një gjarpër të llojit piton dhe ishte vetëm 3 muajsh kur u kap. Mbijetoi vetëm disa javë përpara se të ngordhte.

Sipas ekspertëve, gjarpri me gjatësi 40 centimetër kishte lindur me deformime dhe e kishte të vështirë që të ushqehej, për këtë arsye edhe ngordhi. Fillimisht u mendua se zvarraniku kishte dy koka në një të vetme, por më pas rrezet X konfirmuan se gjarpri kishte një sy të tretë.

Ekspertët thanë se deformimi mund të ketë qenë rezultat i një mutacioni natyror. Studiuesi dhe eksperti i gjarpërinjve, Bryan Fry, mendon se syri i tretë mund të jetë mbetja e një binjaku të palindur.

/tvklan.al