Zbulohet grimca me energjinë më të madhe të hasur ndonjëherë. Është vrojtuar në hapësirë nga teleskopi nëndetar i pozicionuar në ujërat e Sicilisë dhe është shumë i pasur me energji. I etiketuar KM3-230213A ka një energji rekord prej 220 milionë miliard elektrovolt, që sipas astofizikantëve është e paimagjinueshme.

Nuk dihet nga cila pjesë e universit është gjeneruar, por shkencëtarët shpjegojnë se me siguri jo nga galaktika jonë, duke mos pasur asnjë ide mbi distancën e origjinës. Zbulimi ka ardhur si pasojë e një drite blu të fuqishme të cilën fizikantët e kanë studiuar 2 vjet për të arritur në këtë konkluzion, dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm, gjë që ka merituar edhe kopertinën e revistës shkencore “Nature”.

Ky zbulim i hap rrugën një dritareje të re, nga do mësohet me shumë mbi universin dhe grimcat që e përbejnë dhe për momentin informacionet dhe dijet e njerëzimit mbi këtë argument janë të pakta.

Teleskopi që e zbuloi është, një instrument mjaft i fuqishëm, i pozicionuar 3400 m në thellësi të detit dhe misioni i tij është eksplorimi i jetës nendetare, por gjithashtu edhe rrezet kozmike.

Klan News