1

Një specie e panjohur deri më sot, që u përket pararendësve të njeriut modern është zbuluar në një shpellë në Afrikën e Jugut. Bëhet fjalë për më shumë se 1500 eshtra që i përkasin 15 individëve të species së zbuluar së fundi. Shkencëtarët e kanë quajtur Homonaledi, specien që mendohet se ka jetuar disa mijëvjeçarë më parë. Por periudha e saktë mbetet për t’u përcaktuar. Homonaledi është i ngjashëm me Australopitekusin, një tjetër grup pararendësish të njeriut modern që kanë jetuar para 4 milionë vitesh. Gjatësia e trupave ishte mesatarisht 1 m e 50 cm dhe peshonin 45 kilogram. Madhësia e trurit ishte sa një grusht, e njejtë me ato të shimpazeve.

Eshtërat u zbuluan në shpellën “Rising Star”, pjesë e sistemit të shpellave që ndodhen në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut, të mbrojtura nga UNESCO si djep i qenies njerëzore. Ato nuk kishin shenja dëmtimesh nga kafshë të egra.

Shkencëtarët shprehen se individët Homonaledi ishin shtegëtarë dhe kishin si zakon të varrosnin të vdekurit, ashtu si njeriu modern. Grupi i shkencëtarëve i përbërë nga britanikë, amerikanë e gjermanë thanë se do të duhen studime më të thelluara për të mësuar më shumë mbi këtë specie.

Tv Klan