Një 31- vjeçar shqiptar është ekzekutuar me dy plumba nga persona të paidentifikuar. Sipas mediave belge, Niko K. (Kreshnik Gjini) 31 vjeç me origjinë shqiptarë punonte si kamerier në një kafene në  në Saint-Denis në Forest.

31 vjeçari u qëllua për vdekje rreth orës 0:30 të natës të martën. Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona.

 Shqiptari ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier.

 Sipas dëshmitarit, i cili ka deponuar në polici se dy autorët që qëlluan me armë ishin të maskuar dhe u larguan në drejtim të pyllit.

/tvklan.al