Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përafërsisht 400.000 fëmijë dhe adoleshentë të moshave 0-19 vjeç diagnostikohen me kancer.

Llojet më të zakonshme të tyre përfshijnë leuçemitë, tumorin, limfomat dhe tumoret e ngurta, të tilla si neuroblastoma.

Në vendet e zhvilluara shanset që këta fëmijë të shërohen janë më shumë se 80%, por në vendet e varfra vlerat bien ndjeshëm në 15-45%.

Shumë forma të kancerit mund të shërohen me ilaçe dhe forma të tjera të trajtimit, përfshirë kirurgjinë dhe radioterapinë, por shpeshherë është e pamundur të hiqen në rrugë kirurgjikale.

Për shembull, forma agresive e kancerit të trurit (DIPG), që prek kryesisht fëmijët e moshave 5 deri në 7 vjeç është tepër e vështirë për t’u hequr për shkak të përhapjes, që do të thotë se nuk ka kufij të përcaktuar mirë të përshtatshëm për operacione.

Për të kuruar këto stade të sëmundjes, shkencëtarët më në fund po shohin “dritën në fund të tunelit”.

Ata kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për të krijuar një regjim të ri ilaçesh për fëmijët me një formë vdekjeprurëse të kancerit të trurit, për të cilin nivelet e mbijetesës nuk janë përmirësuar për më shumë se gjysmë shekulli.

Lajmi është bërë i ditur në gazetën “Cancer Discovery”, ku sipas ekspertëve të fushës inteligjenca artificiale mund të përdoret për të shpikur dhe zhvilluar trajtime të reja për të gjitha llojet e sëmundjes.

Në studimin e tyre, specialistët në Institutin e Kërkimeve mbi Zhvillimet e Kancerit përdorën inteligjencën artificiale, duke kombinuar ilaçin vandetanib me një tjetër të quajtur everolimus, të cilat së bashku mund të kurojnë sëmundje si DIPG, një formë e rrallë dhe e shpejtë e zhvillimit të tumorit të trurit tek fëmijët.

Kombinimi është treguar efektiv tek minjtë dhe tani është testuar tek fëmijët. Ekspertët tani shpresojnë ta testojnë atë në një grup shumë më të madh të fëmijëve në spitalet dhe klinikat që kurojnë kancerin.

Hulumtimi zbuloi se kombinimi i dy ilaçeve zgjati mbijetesën tek minjtë me 14% në krahasim me ata që merrnin një trajtim standard.

“Studimi ynë demonstron se inteligjenca artificiale mund të sjellë zbulimin e ilaçeve për kanceret si DIPG, në propozimin e kombinimeve të reja të trajtimit që nuk do të ishin të dukshme për njerëzit”, thanë ekspertët. /tvklan.al