Preparati përmirëson sjelljen edhe tek Down-ët e epileptikët

Një armë e mundshme kundër Sindromës Down apo autizmit. Sipas një kërkimi të fundit nga Instituti Shkencor Italian, një përbërje kimike duket si kandidat i mundshëm për trajtimin e disa simptomave karakteristike. Nga testimet e kryera mbi kafshët, ka rezultuar se ka patur përmirësime në vështirësitë konjitive, të ndërveprimit shoqëror dhe mbi sjelljet tipike të përsëritshme.

Kërkuesit janë përqendruar mbi efektin e përbërjes kimike që ka mbi një proteinë, e cila në tru përçon substanca që janë përgjegjëse për koncentrimin, që është thelbësore për funksionin cerebral. Dhe në rastet e sindromës Down, autizmit dhe epilepsisë, prania e këtyre substancave në tru shfaqet me luhatje si pasojë e disfunksionit të proteinës NKCC1. Ilaçi i krijuar ndikon dhe vepron pikërisht në bllokimin e kësaj proteine dhe pa efekte anësore.

Studiuesit shpjegojnë se ky është hapi i parë dhe se ilaçi do t’i nënshtrohet tani testimeve pre-klinike të avancuara, që më pas të mbërrijë në fazën finale të eksperimentimit tek njeriu, kohë që llogaritet në rreth 2 vjet.