Zbulohet itinerari i trafikantëve

Zbulohet itinerari i trafikantëve

15:37 01/10/2019

1.2 ton kanabis u gjetën në një ishull të braktisur

Këto janë pakot me kanabis që skafistët e kapur pak ditë më parë në ujërat greke dyshohet se po i trafikonin nga Turqia drejt Greqisë.

Ngarkesa nuk u gjet në gomonen që ndodheshin dy shqiptarët dhe një italian, por në një shpellë në Sporades në verilindje të Alonissos. Vendi ku u zbulua sasia e madhe e kanabist është një ishull i pabanuar, në perëndim të zonës detare të Sigri Lesvos në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë

Janë 1 ton e 172 kilogramë kanabis që sipas policisë greke trafikantët i kishin sjellë nga Shqipëria në Turqi dhe me destinacion të fundit Greqinë.  Në këtë hartë të policisë duket edhe itinerari që trafikantët kanë ndjekur pas nisjes nga Shqipëria. Kur kuptuan se ishin pikasur nga roja bregdetare greke dhe Fronteks, tre skafistët dyshohet se kanë shkarkuar ngarkesën në këtë ishull.

Tre trafikantët, dy prej tyre 42 vjeç dhe njëri 45 vjeç u kapën më pas në det të hapur nga roja bregdetare greke. 4 ditë më vonë policia kapi në zonën e detit të Atikës një tjetër gomone, duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.  Të gjithë këta persona dyshohet se kanë pjesë e të njëjtit grup që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Turqi dhe më pas në Greqi, ndërsa  sillte heroinë nga Turqia në Shqipëri përmes Greqisë.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi