Një kamion me rreth 300 kilogramë kokainë është kapur sot pasdite në portin e Durrësit. Droga ishte e ndarë në disa pako me mbishkrimin “Dior”, “PSG” e “Chicago Bulls”.

Klan News ka mësuar se kamioni ishte ngarkuar me pllaka guri dhe kishte kaluar nëpër disa shtete.

Deri tani bëhet me dije se mjeti kishte përshkuar këtë itinerar, nisja ishte bërë nga Belgjika, më pas kishte kaluar në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe kishte destinacion final Italinë, ndaj dhe u kap në port.

Për këtë ngarkesë ka rënë në pranga shoferi me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Nazif Arjofski, 40 vjeç. Por ky i fundit ka mohuar që të ketë pasur dijeni për ngarkesën./tvklan.al