Zbulohet kalendari i Premier League




Zbulohet kalendari i Premier League

23:59 16/06/2021

Sezoni i ri nis me spektakël, Manchester City sfidon në transfertë Tottenham Hotspur

Sezoni 2021-2022 i Premier League angleze nis me një përballje spektakolare. Shorti vendosi kundër njëri-tjetrit kampionët në fuqi, Manchester City dhe Totenham Hotspur.

Manchester City do e nisë mbrojtjen e titullit të Premier League angleze në transfertën e Tottenham Hotspur. Shorti i hedhur këtë të mërkurë prodhoi duele tepër të forta që në start, me City-n që do masë forcat menjëherë ndaj skuadrës londineze.

Një kundërshtar tepër i fortë për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, i cili ka fituar takimin hapës të kampionatit në 10 sezonet e fundit.

Kundërshtar i lehtë të paktën në letër për finalistët e Europa League dhe nënkampionët e Anglisë, Manchester United që do sfidojë Leeds United në shtëpi. Për të tretin sezon radhazi, Liverpool do të përballet me një rival që ngjitet në elitën e futbollit anglez me Norwich City.

Si për koincidencë në të tre sfidat, The Reds kanë shënuar plot 4 herë, duke korrur fitore. Në takimet e tjera spikat ai mes Leicester City e Wolves, Chelsea-Crystal Palace e Brentford-Arsenal. Premier League angleze nis fundjavën e 14 dhe 15 Gushtit, ndërsa mbyll sezonin 2021-2022 më 22 Maj.

Klan News





Të ngjashme