papa-1

Papa Françesku është i rrezikuar nga atentatet, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, javën e ardhshme. Të paktën një atentat ndaj tij është zbuluar nga autoritetet në Washington. Alarmin e ka dhënë kreu i Kreu i Komitetit për Sigurinë e Brendshme pranë Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, republikani Michael McCaul.

Ai ishte i ftuar në emisionin “This Week” në televizionin amerikan ABC, ku la të kuptohet se kreu i Vatikanit rrezikohet, veçanërisht gjatë takimeve që zhvillon në ambiente të hapura me njerëz të zakonshëm. Gjithsesi, McCaul nuk dha asnjë të dhënë të detajuar lidhur me komplotin e zbuluar. Të dhënat, zyrtarit amerikan i ishin servirur nga shërbimet inteligjente.

Papa Françesku do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë disa ditore në Shtetet Bashkuara. Më 22 Shtator, ai do të takohet me Presidentin Barak Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle në Washington.

Ati i shenjtë do të udhëtojë edhe në Nju Jork e Filadelfia, ku do të vizitojë komunitetet katolike të këtyre qyteteve. Kjo është vizita e parë e Papa Françeskut në Shtetet e Bashkuara, që prej zgjedhjes së tij në krye të Vatikanit. Horhe Bergolio është i pari Papë françeskan dhe parimi i tij është një Kishë sa më pranë nevojtarëve, larg luksit.

Tv Klan