Studiuesit: Në zonën e ecjes dhe lëvizjes në tru dërgohen sinjale elektrike

Zbulohet sinjali që kontrollon ecjen, përfshire këtu kur duhet të nisë e kur përfundon. Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në kërkimin dhe perfeksionimin e terapive kundër sëmundjes Parkinson, që shkakton dridhje në trup duke kushtëzuar mekanizmin e ecjes e të lëvizjes së rregullt.

Rezultatet i hapin rrugën terapive të personalizuara te ardhshme për kurimin e Parkinson, që do të bazohen mbi stimulimin cerebral. Ky i fundit arrihet me goditje elektrike në zona të caktuara të trurit, si rrjedhojë e të cilave eliminohen disa simptoma siç është dridhja e duarve.

Madje kjo metodë mund të përmirësohet e të bëhet edhe më efikase dhe pa efekte anësore duke njohur edhe gjendjen shëndetësore të pacientit. Objektivi i studimit të disa institucioneve kërkimore prestigjioze italiane dhe i publikuar në revistën Brain Simulation, ishte krijimi i një terapie fleksibël në gjendje të arrijë të kuptojë gjendjen dhe nevojat e pacientit dhe përshtatja e plotë më këdo sipas specifikave personale.

Njërit prej autorëve të studimit shpjegon se një njeri që vuan nga Parkinson, kur nis të ecë, ritmi në aktivitetin e trurit të tij zhvendoset në mënyrë të vazhdueshme. Kjo ndodh pikërisht në ato zona ku lind sëmundja, dhe ku mjekët janë përqendruar të aplikojnë këtë lloj terapie.

Kërkuesit kanë programuar dhe krijuar një teknike matematikore që bën të mundur të dallosh menjëherë këtë ndryshim frekuence. Falë këtij sinjali mund të modulohet stimulimi cerebral i thellë, për ta fokusuar mbi shqetësimet e krijuara nga Sëmundja e Parkinson që lidhen me procesin e ecjes.

Klan Plus