Autoritetet policore në Tiranë kanë mundur të identifikojnë personin që dyshohet se mbrëmjen e së enjtes vendosi një sasi tritoli jashtë një banese, në zonën e Vasil Shantos.

Në një njoftim për mediat, Policia thotë se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është një 58-vjeçar me iniciale A. B., banues në Tiranë.

Personi në fjalë e vendosi lëndën plasëse jashtë derës së shtëpisë së një personi me iniciale G.S, që ndodhej në katin e dytë të një pallati, në rrugën “Mihal Popa”. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.

/tvklan.al