Jeta personale e Britney Spears vazhdon të jetë në qëndër të mediave ndërkombëtare. Orët e fundit Daily Mail ka publikuar një letër që sipas të përditshmes është shkruar me dorë nga ylli i popit rreth 2009-2010, periudhë kur ajo vuante nga depresioni.

Duke folur në vetë të tretë, Britney i kërkon ndihmë një personi të besuar teksa akuzon menaxherët se kontrollonin jetën e saj nën shantazhin për t’i hequr kujdestarinë e dy fëmijëve.

Spears përshkruan edhe momentin e vështirë kur ish-burri Kevin Federline shkoi në shtëpinë e saj për të marrë dy djemtë dhe ajo u mbyll në një banjë duke refuzuar t’ia jepte deri në mbërritjen e policisë dhe shtrimin në spital.

Letra i është dorëzuar Daily Mail nga një i afërm i 37-vjeçares, i cili pretendon se Britney Spears ende vuan shfrytëzimin nga menaxherët dhe familjarët e saj.

Tv Klan