Një ish-shërbëtor i cili ka qenë gjithmonë përkrah princeshës Diana ka bërë publike një letër të cilën ajo ia ka shkruar princ Harry-t disa vite më parë.

Paul Burrell tregon se fjalët me të cilat Diana i drejtohet djalit të saj janë shumë domethënëse veçanërisht në këto momente ku Pallati Mbretëror gëlon nga thashethemet për largimin e Harry-t dhe Meghan.

“Unë i dua djemtë dhe shpresoj që farat e mbjella të rriten dhe të sjellin forcën, njohurinë dhe stabilitetin që është i nevojshëm. Me gjithë zemër do të doja që të ishte i lumtur. Do të doja që ta shikoja si rritet në vazhdim , kë do të dashurojë dhe të qeshja me të – thuhet në një fragment të publikuar”.

Burrell rrëfeu edhe arsyen se përse po e publikonte këtë mesazh pikërisht tani. Ai shprehet se për Harryn ajo ka pasur gjithmonë dobësi dhe fjalët e saj janë të ndjera ku shprehet dashuria e një nëne ndaj fëmijës që janë po aq të rëndësishme sot sa edhe ishin kur ajo i shkruajti ato 24 vjet më parë.

Në letrën e publikuar, Harry duket se ka pasur një lidhje shumë të madhe me nënën e tij. Largimi i çiftit ngjalli reagime të ashpra brenda dhe jashtë mbretërisë. Harry është shprehur se mania e paparacëve dhe mediave britanike për familjen e tij, i kujton atë që ndodhi me nënën e tij, dhe se largimi i tij u bë për të mbrojtur familjen.

Siguria e Meghan Markle dhe princ Harry – t tanimë është në qendër të diskutimeve pas largimit  nga pallati mbretëror për krijimin e një jete të pavarur edhe nga ana monetare. 

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, ra dakord me tyre për daljen nga familja mbretërore dhe se ajo asnjëherë nuk e ka privuar çiftin nga dëshira për të bërë një jetë të pavarur.

Që prej 2018 kur ata u martuan Meghan ka qenë gjithmonë në faqet e mediave rozë për shkak të kritikave që ka marrë brenda oborrit mbretëror se është përpjekur të ndajë të dy vëllezërit si për raportet jo të mira që kishte me Kate Middleton.

Klan Plus