Autoritetet kanë arritur të zbulojnë një magazinë brenda së cilës u gjet drogë, lëndë plasëse, municione luftarake, materiale si dhe vegla pune të ndryshme të përdorura për një sërë vjedhjesh.

Zbulimi u bë gjatë kontrollit të efektivëve të Kurbinit në shtëpinë dhe magazinën e lokalit të 34-vjeçarit Zef Marku, banues në Fushë-Mamurras në Kurbi, i cili përfundoi në pranga.

Në total policia i gjeti atij

 “2 kallepë lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë difensive, 310 fishekë model 56, 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër, 20 celularë dhe 3 numra telefoni, 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.), 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj), 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.), 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa), pajisje makinash (3 çelësa automjetesh, aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj”.

“Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre”,

thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Gjatë kontrolleve autoritetet shoqëruan gjithashtu për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për  armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike

./tvklan.al