3 të arrestuar, 12 hektarë të mbjella me 135 mijë rrënjë marjuanë

Policia spanjolle zbuloi dhe sekuestroi plantacionin më të madh të marjuanës në Europë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 12 hektarësh ku kultivoheshin të paktën 135 mijë rrënjë, në qytezës Huerta de Valdekara’banos, 70 kilometra në jug të kryeqytetit Madrid.

Policia arrestoi 3 persona gjatë një operacioni anti-drogë në këtë zonë, ndërsa 6 të tjerë janë vënë nën hetim. Plantacioni u zbulua pas sekuestrimit disa ditë më parë të 112 kilogramëve marjuanë të futura në shishe të mëdha plastike, gati për t’u trafikuar përmes një aeroporteve të Madridit.

Policia tha se bimët ishin modifikuar gjenetikisht për të mos u dukur si kanabis, por ato u zbuluan falë edhe analizave laboratorike.

Në afërsi të fermës ndodheshin edhe dy magazina që kishin një sistem të sofistikuar mbikëqyrjeje, ku magazinohej droga. Sipas autoriteteve, personat që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike janë kryesisht shtetas të huaj.

Tv Klan