Për të prekurit nga sëmundja e SIDA-s ka akoma shpresë. Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se së shpejti do të hidhet në treg një medikament diagnostifikues për këtë sëmundje dhe do të shërbejë për testimin e atyre pacientëve që dyshohen si të prekur nga HIV. Testimi do të zgjasë vetëm pak minuta dhe do të eliminojë nevojën për të kryer analiza laboratorike. Krerët e shëndetësisë thonë hedhja në treg të këtij medikamenti bën pjesë në programin kombëtar për parandalimin dhe luftën ndaj epidemisë së shekullit. Ata bëjnë të ditur se akoma nuk ka ndonjë ilaç për kurimin e kësaj sëmundjeje por e gjithë kjo do të jetë një mënyrë efikase për ta zbuluar në kohë atë.

Pamje Ministria e Shëndetësisë, mjekë, pacientë, laborator./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj