Shkencëtarët kanë gjetur një metodë të re që thuhet se është më gjithëpërfshirëse dhe do të mund të parandalojë kancerin e gjirit tek gratë. Kjo metodë, thonë shkencëtarët, do të ndihmojë mjekët që të identifikojnë pacientët me rrezikun më të lartë dhe pecientët me rrezikun më të ulët të prekjes nga kanceri i gjirit.

Pacientet që do të konsiderohen me risk të lartë të prekjes nga kjo sëmundje, do të marrin trajtime parandaluese dhe do të bëjnë ekzaminime të shpeshta. Ky studim është bërë nga Universiteti i Kembrixh në Britani të Madhe dhe u udhëhoq nga profesor Antonis Antoniou.

“Kjo është hera e parë që kombinohen kaq shumë elemente për të parashikuar kancerin e gjirit. Tani mund të identifikojmë një numër të madh grash që kanë nivele të ndryshme rreziku

“, tha profesor Antoniou. Ky sistem i ri kombinon të dhënat e historisë familjare të pacientit dhe gjenetikën, si dhe faktorë të tjerë të tillë si pesha, mosha e menopauzës, konsumimi i alkoolit etj.

Shkencëtarët thanë se merren parasysh më shumë se 300 tregues gjenetikë për kancerin e gjirit, duke bërë në këtë mënyrë një llogari të saktë se sa të rrezikuar janë realisht pacientët. Studiuesit shpresojnë që kjo metodë e re të ndihmojë sa më shumë njerëz që të mund të parandalojnë sa më herët që të jetë e mundur kancerin e gjirit.

/tvklan.al