Prodhuesi më i madh në botë i nikelit pranoi se ngjyrosja me të kuqe e lumit Daldykan, në Rusi, ishte shkaktuar nga derdhja e kimikateve nga një prej impianteve të tij.

Sipas BBC, Norilsk Nickel deklaroi se shirat e rrëmbyer të 5 Shtatorit shkaktuan dëmtim të digës së filtrimit të impiantit metalurgjik Nadezhda, duke çuar në shkarkimin e tij në lumin Daldykan.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se nuk ekziston rrezik ndaj njerëzve apo mjedisit.

Kompania e mohoi fillimisht se qëndronte pas imazheve të lumit të kuq pranë Norilsk, që u bënë publike javën e shkuar./tvklan.al