Një qytetërim i lashtë në Detin e Vdekur është zhdukur për shkak të një meteori të fuqishëm me forcën e një bomble nukleare. Ngjarja e ndodhur 3600 vjet më parë ka hedhur dritë mbi shkatërrimin e këtij civilizmi dhe arsyen pse është i pabanueshëm prej shekujsh.

Ky vend, i quajtur Sodom, i ndodhur në Izrael ka qenë një nga rajonet më të pasura agrikulturore ku njerëzit kanë jetuar të begatë për më shumë se 3000 vjet. Krejt papritur toka mbeti e vdekur dhe djerrë.

FILE – In this 1953 file photo, trees lie strewn across the Siberian countryside 45 years after a meteorite struck the Earth near Tunguska, Russia. The 1908 explosion is generally estimated to have been about 10 megatons; it leveled some 80 million trees for miles near the impact site. The meteor that streaked across the Russian sky Friday, Feb. 15, 2013, is estimated to be about 10 tons. It exploded with the power of an atomic bomb over the Ural Mountains, about 5,000 kilometers (3,000 miles) west of Tunguska. (AP Photo, File)

Sipas studimit, janë gjetur prova për vdekjet e përhapura dhe shkatërrimin që shembi ndërtesat, shkriu punimet zejtare dhe la pas një copë toke të djegur e të nxirë. Në përfundimin e studimit, shkruhet se meteori ka patur një fuqi më të madhe se sa meteori i rënë në Tunguska, Rusi. Ky i fundit pati 1000 herë më shumë energji sesa bomba atomike e Hiroshimës./tvklan.al