Autoritetet lokale në Utah të SHBA janë hutuar nga zbulimi i një monoliti të çuditshëm metali, që u gjet në shkretëtirën e Utah nga një ekuipazh helikopteri.

Objekti “i pazakontë” ishte vënë re ndërsa po numëroheshin dele, gjatë një fluturimi në një zonë të largët jug-lindore të shtetit amerikan.

Ekuipazhi i helikopterit ka bërë të ditur se metali ishte “ si i mbjellë në tokë”, midis shkëmbit të kuq.

Nuk ka asnjë tregues se kush  mund ta ketë instaluar monolitin, që është i gjatë 10 deri në 12 metra. Ndërsa, në një intervistë për kanalin lokal të lajmeve KSLTV, piloti i helikopterit, Bret Hutchings, është shprehur se “kjo është gjëja më e çuditshme që kam hasur atje gjatë gjithë viteve të mia të fluturimit.”

Imazhe të metalit në shkretëtirë, janë shpërndarë nga Departamenti i Sigurisë Publike të Utah, ndërsa janë shprehur se autoritetet do të përcaktojnë nëse është e nevojshme të hetohet më tej ky rast.

Ata po ashtu kanë bërë të ditur se është e paligjshme instalimi i strukturave të ndryshme pa autorizim në toka publike, më shprehjen “pa marrë parasysh nga cili planet jeni”, duke nxjerrë në këtë mënyrë edhe dyshime për ndonjë vizitë alienësh./tvklan.al