Universi është pak më i ri në moshë nga çmendohej deri më sot. Ose më saktë, një miliardë vjet më i ri dhe duke u bazuar në kalkulimet e fundit të lëvizjeve të dhjetëra galaktikave, rezulton të jetë 12.5 miliardë vjeçar.

Deri tani, metodat e përdorura për të përllogaritur moshën e universit janë bazuar mbi konstanten e Hubble, që mat indeksin e zgjerimit të universit, por edhe mbi vrojtimet e kryera mbi ekon e Big Bang, apo radiacionin kozmik.

Sipas Hubble, kozmosi ekziston prej 12-14.7 miliardë vitesh, ndërsa sipas radiacioneve të lëshuara nga Big Bang mosha është 13.7 miliardë vjet.

Ndërsa me metodën e re është arritur të kalkulohet pothuajse me precizion distanca mes galaktikave, me anë të teleskopit hapësinor Spitzer të NASA-s. Këto matje janë përdorur edhe për përllogaritjet e distancave të edhe 95 galaktikave të tjera.

Sipas drejtuesit të studimit James Schombert, universi qeveriset nga një sërë skemash matematike të shprehura në ekuacione. Kjo metodë shpjegon pikërisht në mënyrë më të detajuar lëvizjet e galaktikave dhe transformon këto të dhëna në ekuacione që më pas shërbejnë pikërisht për të përcaktuar moshën e universit tonë.

Klan Plus