Një dysheme mozaiku e periudhës romake është zbuluar nën një vreshtë në Itali pas disa dekadash kërkime.

Arkeologët publikuan imazhet e pllakave që ndodhen disa metra nën tokë. Sipas zyrtarëve, para një shekulli ka pasur prova se në zonë ndodhej një vilë romake.

Arkeologët po vazhdojnë punën për të parë përhapjen e saktë të ndërtesës antike. Sipas mediave, gërmuesit e bënë zbulimin pas disa dekadash dështime.

Teknicienët janë shprehur se duhen burime të mëdha për të mbaruar këtë punë. Mirëpo autoritetet lokale kanë bërë thirrje që të vazhdojnë gërmimet pasi do të japin të gjithë ndihmën e nevojshme./tvklan.al