Arkeologët në Peru kanë zbuluar një mumie të ruajtur mirë që mendohet të jetë paktën 800 vjeçare. Mumia, gjinia e së cilës nuk është identifikuar ende, u zbulua në rajonin e Limës.

Mumia u gjet brenda një strukture nëntokësore në periferi të qytetit të Lima. Në varr janë gjetur edhe mbetje perimesh, vegla guri dhe qeramikë.

Karakteristika kryesore e kësaj mumie është se i gjithë trupi është i lidhur me litarë dhe fytyra e mbuluar me duar  e cila është pjesë e modelit të varreve të asaj kohe”, u shpreh arkeologu Van Dalen Luna.

Peruja shtëpia e destinacionit turistik Maçu Piçu është e njohur për qindra vende arkeologjike nga kulturat që u zhvilluan para dhe pas perandorisë Inka, e cila dominoi një pjesë të Amerikës së Jugut 500 vite më parë.

Klan News