Studiuesit e Egjiptit kanë zbuluar një varrë faraoni afër kryeqytetit egjiptian Kairo. Kjo mumie mendohet të jetë mumja më e vjetër e zbuluar në Egjipt.

Mumja 4.300 vjeçare u gjet 15 metra nën një grop varresh të zbuluar së fundmi ku gjenden varre të dinastisë së pestë dhe të gjashtë afër Step Pyramid në Saqqara.

“Kjo mumje mund të jetë mumja më e vjetër dhe më e plotë e gjetur në Egjipt deri më sot,” tha Hawass, një nga ish-ministrat e Antikitetit të Egjiptit.

Ndër varret e gjetura ishte një që i përkiste Khnumdjedef, një prifti i cili mbikëqyrte fisnikët gjatë mbretërimit të Unasit, faraonit të fundit të dinastisë së pestë. Varri i tij ishte zbukuruar me skena të jetës së përditshme.

Një varr tjetër i përkiste Merit, “ruajtësit të sekreteve dhe ndihmësit të udhëheqësit të madh të pallatit”.

Gjithashtu u gjetën edhe statuja të shumta midis varreve, duke përfshirë një që përfaqësonte një burrë, gruan e tij dhe disa shërbëtorë./tvklan.al