Arkeologët në Irak kanë zbuluar një qytet që ka humbur më shumë se 2.000 vjet më parë, nëpërmjet fotografive me dron.

Qalatga Darband, që besohet të jetë themeluar në vitin 331 para Krishtit nga Aleksandri i Madh, u zbulua nga një grup arkeologësh irakianë dhe britanikë të udhëhequr nga ekspertë nga Muzeu Britanik.

John MacGinnis, i cili po udhëheq grupin e arkeologëve në terren, tha për The Times:

“Janë ditët e para, por ne mendojmë se ky qytet ja shërbyer si urë lidhëse nga Iraku në Iran. Imagjinoni njerëz që furnzojnë me verë ushtarët që kalojnë.”

Zona fillimisht u vu në dukje nga arkeologët pas publikimit të fotografive satelitore të CIA-s që nga vitet 60’, gjë që duket se tregonte skemën e rrënojave.

Dr MacGinnis dhe kolegët e tij pastaj përdorën dronët për të zbuluar themelet e ndërtesave që shtrihen nën tokë për shekuj me radhë.

Monedhat greke, dhe statujat e perëndive greko-romake, janë gjetur gjithashtu në Kurdistan në kufi me Irakun.

Stafi i Muzeut Britanik kanë trajnuar ekspertë të trashëgimisë në Irak në një skemë të financuar nga qeveria për të ndihmuar arkeologët të mbrojnë vendet me rëndësi historike në zonat e Lindjes së Mesme, të cilat janë të prekura rëndë nga konflikti.

Programi i Trajnimit të Menaxhimit të Trashëgimisë Emergjente ka trajnuar punëtorët në teknikat e avancuara duke përfshirë sistemet e pozicionimit global, imazhet satelitore dhe gjeofizikën.

Shërbimet e trashëgimisë së Irakut janë ndikuar rëndë nga kaosi që pasoi pushtimin e Irakut të udhëhequr nga SHBA në 2003.

Isis ka shkatërruar një numër vendesh historike për qëllime propagandistike, duke përfshirë pjesë të mëdha të qytetit të lashtë asirian të Nivenehut dhe Tempullin e Baalshamit në Palmyra.

Në qershor, militantët shkatërruan Xhaminë e Madhe Al-Nuri në Mosul, ku tre vjet më parë udhëheqësi i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, shpalli veten udhëheqës të një kalifati të ri islamik./tvklan.al