Dërgohen për ekzaminim nëse janë përdorur në ngjarje kriminale

Një sasi e konsiderueshme pjesësh armësh zjarri dhe anti-tanku janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në zonën e 5 Majit, në Tiranë. Këto pajisje ishin fshehur në këto shkurre që shihni në pamje, nga persona ende të paidentifikuara.

Zbulimi i tyre nga ana e uniformave blu u bë rreth orës 12.30 të kësaj të mërkure, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative se në sheshpushimin e një pallati fshiheshin pjesë armësh. Më konkretisht u gjetën dhe sekuestruan pjesë armësh, karikatorë, municione dhe dylbi.

Deri në këtë fazë të operacionit uniformat blu nuk kanë arritur të identifikojnë asnjë person që mund të ketë lidhje me këtë sasi pajisjesh të jashtëligjshme. Armatimet e gjetura janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, për t’i analizuar nëse janë përdorur më parë në ngjarje kriminale ose jo.

Tv Klan