Arkeologët: Do ta studiojmë prejardhjen e saj

Ky enë qeramike që i përket periudhës së neolitit të vonë, në shekujt VI-V p.e.s u zbulua në një parcelë private në fshatin Podgorie të Korçës. Objekti, i cili ndodhej rreth 40 centimetra nën tokë u gjet thuajse i plotë, nga një fermer gjatë punimit të tokës.

Arkeologët besojnë se kjo enë masive qeramike që njihet si “pitos”, përdorej nga banorët e prehistorisë për të ruajtur drithërat.

Ne mendojmë që i takon periudhës arkaike të vonë deri në periudhën klasike. Kemi të bëjmë me një vendbanim nga më të hershmit në rajonin e Korçës”, shprehet arkeologu Lorenc Cenolli.

Objekti është vendosur perkohesisht në ambientet e bashkisë së Maliqit, ndërsa pritet t’i nënshtrohet studimit dhe ekspertizës së një grupi arekologësh.

Zona ku u gjet objekti prehistorik, është një nga vendbanimet më të hershëm të juglindjes,ku kanë dalë në dritë objekte të të periudhës së neolitit të vonë,periudhës së hekurit dhe deri në periudhën qytetare.

Tv Klan