Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri gjarpri.

Bëhet fjalë për një tjetër specie të gjarprit të barit, të quajtur

Natrix helvetica

, që sipas shkencëtarëve britanikë është tërësisht ndryshe nga ai i zakonshmi, i njohur me emrin shkencor

Natrix natrix

.

Deri më tani besohej se kishte vetëm një lloj gjarpër bari me disa nënspecie që dukeshin fare pak ndryshe.

Gjarpërinjtë e barit, në Britani janë të mbrojtur me ligj, që do të thotë se dënohesh nëse i dëmton apo i vret.

Të dy këta lloje gjarpërinjsh zakonisht gjenden në jug të Anglisë. Ata mund të shkojnë deri në 3 metra të gjatë, gjenden në afërsi të ujit dhe ushqehen kryesisht me amfibë.

Natrix helvetica

Natrix helvetica

Gjarpri i ri i zbuluar nga shkencëtarët nuk është jeshil si ai i zakonshmi, por gri.

Kjo specie, sipas BBC, gjendet edhe në Zvicër, Itali, Francë e Gjermani Perëndimore./tvklan.al