Një ilaç i ri, i krijuar me helmin e gjarpërit, një ditë mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e zemrës. Sipas ekspertëve, kjo mund të jetë një “alternativë më e sigurt” e barnave kundër plakjes, që përfshijnë edhe aspirinën.

Ky mjekim ndalon qelizat e gjakut, të quajtura trombocite që të mblidhen dhe të formojnë mpiksje gjaku. Nëse këto të fundit shkëputen, ato mund të bllokojnë arteriet dhe të shkaktojnë goditje në zemër.

Tashmë, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Kombëtar i Taivanit kanë dizenjuar një ilaç të ri, duke përdorur helmin e gjarpërit

Tropidolaemus waglerix

. Kjo specie jeton në juglindje të Azisë dhe është shumë e shpejtë në kapjen e presë.

Shkencëtarët zbuluan një proteinë në helmin e zvarranikut, të quajtur

trowaglerix

, që bashkëvepron me një tjetër proteinë që ndodhet në sipërfaqen e trombocideve.

Ekspertët thonë se ky ilaç i ri do të duhet të kalojë shumë teste tek kafshët e njerëzit përpara se të përdoret tek pacientët.

Ilaçet që përdoren aktualisht mund të shkaktojnë efekte anësore si gjakderdhje, etj./tvklan.al