Ndalohet një person, sekuestrohen bimë narkotike

Godina e këtij karburanti të lënë jashtë përdorimit ishte kthyer në burim fitimi duke u kthyer në një laborator të mirëfilltë droge. Edhe pse buzë autostradës Fier – Lushnje në afërsi të kryqëzimit të quajtur pushimi i shoferit ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Policia e shtetit nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar por mësohet se laboratori u zbulua nga antidroga e Fierit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Tv Klan në brendësi të tij ka pasur mjete të nevojshme për rritjen e lëndës narkotike si ventilatorë, llampa ndriçuese dhe tuba për ajrosje, materiale alumini, fuçi uji, etj.

Energjia elektrike merrej nga një kabinë elektrike në afërsi të karburantit. Burimet thanë se në brendësi të godinës janë gjetur edhe një sasi bimësh narkotike ndërsa një person është ndaluar, por nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij pasi operacioni është ende në vijim.

Sipas të njëjtave burime ka qenë një hetim disa-mujor i policisë së Fierit që çoi në zbulimin e laboratorit.

Tv Klan