Astronomët kanë zbuluar një objekt në sistemin tonë diellor, i cili mendohet se ka ardhur nga një sistem tjetër diellor.

Vizitori më i ri i hapësirës ka formën e një cigareje gjigante në ngjyrë të kuqerremtë.

Ai është rreth 400 metra i gjerë ndërsa mendohet se mund të jetë 10 herë më i gjatë se gjerësia.

Shkencëtarët e kanë quajtur Oumuamua.

Nga përmasat ky asteroid ose kometë është më i madhi që është vëzhguar ndonjëherë në sistemin tonë solar.

Forma e gjatësisë së tij është shumë e çuditshme. Kërkuesit nuk kanë parë asnjë tjetër si ky lloj në sistemin tonë diellor dhe shpresojnë që prej këtij të gjejnë të dhëna se si sistemet e tjera janë formuar.

Sipas kërkimeve, Oumuamua ka ardhur nëpërmjet Rrugës së Qumështit.

/tvklan.al