Zbulohet një objekt nga një tjetër sistem diellor

Zbulohet një objekt nga një tjetër sistem diellor

14:23 27/10/2017

Astronomët kanë dalluar një objekt, që sipas tyre, mund të ketë ardhur nga një sistem diellor ndryshe nga i yni.

Objekti ndëryjor mund të jetë asteroid ose kometë, ka ngjallur entuziazëm tek ekspertët, të cilët po mundohen të mbledhin informacion mbi objektin misterioz përpara se të zhduket.

Sipas vëzhgimeve, objekti ishte në një trajektore hiperbolike që tregon se ka ‘shpëtuar’ nga një yll jashtë sistemit tonë diellor.

Objekti misterioz, i quajtur A/2017 U1 u zbulua nga teleskopi Haleakala i universitetit të Hawaii-t.

Shkëmbi ‘alien’ ka një diametër prej 400 metrash dhe besohet se ka ardhur nga yjësia Lyra dhe ka udhëtuar në hapësirë me një shpejtësi prej 25.5 kilometrash në sekondë.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT