keplerTeleskopi hapësinor Kepler i NASA ka zbuluar një trup qiellor të ngjashëm me Tokën ku mund të zhvillohet jeta.

Të dhënat kërkimore janë publikuar në takimin e Shoqarisë Astronomike Amerike, që po zhvillohet aktualisht në Siatëll.

Bëhet fjalë për një planet të emërtuar Kepler – 438b.

Sipas NASA ai është i ngjashëm për nga përmasat me Tokën tonë. Sipas shkencëtarëve, ai është 12% më i madh dhe thith 40% më shumë nxehtësi nga dielli i tij, sesa planeti ynë.

Ky trup qiellor, megjithatë, është 475 vite dritë larg nesh dhe e kryen një rrutullim orbital në vetëm 35 ditë. Në një shkallë krahasimore, Kepler -438b, sipas NASA, duket se është më i përshtatshëm për zhvillimin e jetës, sesa planeti Kepler -186f i zbuluar më herët nga teleskopi.

Në total, janë 8 trupa qiellorë të ngjashëm me planetin tonë, në të cilët mund të ketë jetë. Por, ekipi i Agjencisë amerikane që menaxhon të dhënat e teleskopit ka përpiluar edhe një listë me të paktën 500 trupa të tjerë qiellorë që mund të plotësojnë kushtet për të zhvilluar jetë.

Kepler është lëshuar në hapësirë në mars të 2009 duke zbuluar deri tani rreth një mijë planete, që i përkasin 400 sistemeve diellore, si mbi 3200 trupa të tjerë qiellorë, të gjithë në Galaktikën tonë.

Tv Klan