Zbulohet një tjetër kurë për të trajtuar pacientët me Covid-19




Zbulohet një tjetër kurë për të trajtuar pacientët me Covid-19

22:16 16/06/2021

Studiuesit thonë se kanë zbuluar një tjetër terapi për të trajtuar pacientët e infektuar me Covid-19. Ky trajtim është një infuzion i fuqishëm intravenozë me antitrupa të cilat neutralizojnë virusin dhe e luftojnë duke e ndaluar që të infektojë qelizat dhe të përhapet në organizëm.

Në këtë studim që u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë 10 mijë pacientë. Studiuesit thotë se ky trajtim përdoret për pacientët në spitale të cilët janë të infektuar rëndë me Covid-19. Sipas ekspertëve, kjo kurë ndihmon 1 në 3 pacientë në gjendje të rëndë. Për çdo 100 pacientë të trajtuar, do të shpëtoheshin 6 jetë njerëzore.

Studiuesit thonë se trajtimi me intravenozë me antitrupa ul rrezikun e vdekjes tek pacientët e infektuar, redukton kohën e shtrimit në spital si dhe zvogëlon mundësinë që të keni nevojë për respiratorë.

Por kjo kurë është e kushtueshme, midis 1000 dhe 2000 Dollarë. Terapia do të përdoret vetëm për ata pacientë të infektuar me Covid-19 që nuk kanë antitrupa. /tvklan.al





Të ngjashme