Zbulohet një tjetër variant i Covid-19, ka 46 mutacione dhe është më rezistent ndaj vaksinave



Zbulohet një tjetër variant i Covid-19, ka 46 mutacione dhe është më rezistent ndaj vaksinave

10:54 04/01/2022

Një tjetër variant i koronavirusit Covid-19 është zbuluar në Francë. Ekspertët aty thonë se ky lloj i ri ka 46 mutacione, çka e bën atë më rezistent ndaj vaksinave dhe më infektues edhe se varianti i parë i Covid.

12 raste janë gjetur deri më tani pranë qytetit të Marseille në Francë. Rasti i parë i evidentuar i këtij lloji të ri duket se është i lidhur me udhëtimin në vendin afrikan Kamerun.

Por sipas shkencëtarëve ka pak gjasa që të përhapet më shumë se varianti Omicron, që për momentin është lloji dominues dhe përbën më shumë se 60% të rasteve të reja të infektimit.

Ky mutacion i ri i Covid që është gjetur në Francë është zbuluar më 10 Dhjetor 2021 nga shkencëtarët e “IHU Mediterranee Infection”. OBSH nuk e ka emërtuar këtë variant pasi nuk është përhapur në vende të tjera.

Testimet në laborator tregojnë se ky variant i ri mbart mutacionin E484K që mendohet se e bën më rezistent ndaj vaksinave. Gjithashtu ka edhe mutacionin N501Y, që e kishte varianti i parë Alpha, gjë që e bën atë më të transmetueshëm. /tvklan.al








Të ngjashme