Zbulohet në Vietnam, përzierje mes variantit Indian dhe Britanik

Zbulohet në Vietnam një mutacion i ri i koronavirusit, një përzierje mes variantit britanik dhe atij indian. Varianti i ri ka alarmuar ekspertët vietnamezë të shëndetit, pasi konsiderohet si “tepër i rrezikshëm”. Ky mutacion mund të përhapet me ritme shumë më të shpejta, se dy variantet e përzierë brenda tij, që aktualisht konsiderohen si më ngjitësit.

Ky fakt e bën atë edhe më vdekjeprurës se varianti indian që futi në krizë të thellë spitalet në vendin e origjinës. Përhapja e shpejtë shton dyndjet në spitale, duke shtuar pamundësinë e kurimit të të gjithë pacientëve, çka shton vdekjet e regjistruara nga një mutacion i caktuar.

Ekspertët vietnamezë pritet të publikojnë së shpejti kodin gjenetik dhe specifika të tjera të mundshme të këtij varianti. Gjithsesi, vaksina si ato të Pfizer dhe AstraZeneca-s mbrojnë nga mutacioni indian dhe britanik pas marrjes së dy dozave. Në rrezik janë vetëm ata që infektohen pas marrjes së dozës së parë.

Tv Klan