Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço ka zbuluar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se si e konsiderojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Karamuços, Gledis Nano ka një nofkë në SHBA, “njeriu i zgjuar nga Shqipëria”.

Këtë detaj Karamuço e ka mësuar nga instruktori i Gledis Nanos në SHBA, ku dhe është trajnuar, i cili është mik familjar i Ervin Karamuços, siç u shpreh dhe vetë ky i fundit.

Arian Çani: Është e vërtetë që je njohur me Gledis Nanon, drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Amerikë para se ai të bëhej drejtor?

Ervin Karamuço: Unë e kam dëgjuar emrin e tij, madje ai ka një nofkë aty, jo pseudonim, por nofkë. “Smart guy from Albania”, SGA, “një njeri i zgjuar shqiptar”. Dhe mentori i tij, instruktori i kursit të tij është një mik familjar i familjes tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se i thosha, ka shqiptar? Ka, dhe ma ka përmendur. Kur erdhi pastaj që u bë drejtor, ose më mirë kur filluan ngjarjet e Sirisë që aty doli dhe u evidentua për herë të parë vlerat e tij si profesionist, aty kam thënë qenka ky. /tvklan.al