Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi publikisht ofertën që Kryeministri Edi Rama i ka bërë për ndryshimet elektorale.

Sipas tij, porositë që i kanë ardhur nga Edi Rama ka qenë që të marrë postin e Kryeministrit, ndërsa Rama të bëhet President.

Nëse Edi Rama është për lista të hapura nuk ka nevojë për lista të hapura, nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sepse është në Kod, ai i do ndryshimet në Kushtetutë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Për një muaj Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij duke thënë ti Kryeministër, unë President, vetëm të heqim koalicionet. Heqim koalicionet dhe ti Kryeministër dhe unë President”.

Lulzim Basha u pyet nga gazetarët për periudhën kur i është bërë kjo ofertë.

“Bëhej falë për tani, për periudhën Mars-Prill-Maj. Pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë”.

Kryedemokrati akuzoi Ramën për prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. /tvklan.al