Është zbuluar data dhe ora e fillimit të sezonit të emisionit “Doktor Plastik”. Të hënën ora 21:00 “Doktor Plastik”, një prodhim i televizionit Klan dhe stafit mjekësor të Klinikës Da Vinci, do të ketë premierën e sezonit të dytë.

Nga spoti i publikuar në Televizionin Klan, duket që në episodin e parë që historia do të jetë tepër interesante. Një vajzë e re, në moshën 25-vjeçare i është drejtuar produksionit të “Doktor Plastik” dhe Klinikës Da Vinci për të bërë zvogëlimin e gjoksit. Për të parë historinë dhe rezultatin final nuk mbetet tjetër veçse të presim edhe dy ditë.

Emisioni “Doktor Plastik”, një reality show i pari i këtij lloji në Shqipëri, i tejkaloi pritshmëritë e publikut vitin e kaluar. Për këtë arsye në sezonin e dytë, produksioni ka zgjedhur raste të tjera edhe më të vështira se i pari. Rikthehet në ekran e bukura Kiara Tito, e cila është prezantuesja ikonë e këtij emisioni./tvklan.al